Bota

Miratohet qeveria e re në Kosovë! Zyrtarisht Kurti bëhet Kryeministri i radhës, merr 67 vota pro: Deputet të mendojnë për

22 Mars 2021, 07:15 Nga DOSJA
Miratohet qeveria e re në Kosovë! Zyrtarisht Kurti bëhet

PRISHTINËMiratohet qeveria ‘Kurti 2″. Albin Kurti me 67 vota pro dhe 30 vota kundër bëhet zyrtarisht kryeministri i ri i Kosovës. Pas votimit të qeverisë, Kurti ka thënë se do të zotohen që të qeverisin sa më mirë Kosovën dhe se do të bëjnë çdo gjë në të mirë të shtetit. Ai ka thënë se menaxhimi i pandemisë është sfida e tij e parë dhe se do të mundohet që t’i japë drejtim asaj. Kurti gjithashtu ka ‘këshilluar’ deputetët e Kuvendit të Kosovës, ku u ka thënë se duhet që të angazhohen te populli dhe të problemet e tyre dhe jo të mendojnë për shpërblimet e tyre       

Përbërja e Qeverisë së Re:

Në qeverinë e re do të jenë 3 zvendëskryeministra, dhe 15 Ministri, ku ndër to 6 do të drejtohen nga femra. Emrat që do të mbajnë poste ministrore dhe zëvendëskryeministrat janë:

Zëvendëskryeministrat: Besnik Bislimi, Donika Gërvalla dhe Emilia Rexhepi.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të jenë Xhelal Sfeçla, në Ministrinë e Punëve të Jashtme do të jetë Donika Gërvalla, në Ministrinë e Arsimit do të jetë Arbërie Nagavci, në Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, në Ministrinë e Bujqësisë do të jetë Faton Peci, në Ministrisë e Kulturës do të jetë Hajrullah Çeku, në Ministrinë e Drejtësisë do të jetë Albulena Haxhiu, në Ministrinë e Financave do të jetë Hekuran Murati, në Ministrinë e Tregtisë do të jetë Rozeta Hajdari, në Ministrinë e Mjedisit do të jetë Liburn Aliu, në Ministrinë e Pushtetit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi, në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj, në Ministrinë e Ekonomisë do të jetë Artane Rizvanolli, në Ministrinë për Zhvillim Rajonal  do të jetë Fikrim Damka, në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim do të jetë Goran Rakiç.

Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri i Kuvendit të Kosovës dhe rrjedhimisht edhe presidenti i ri në detyrë deri në zgjedhjen e kreut të shtetit. Pas votimit për të, deputetët kanë vendosur edhe cilët do të jenë edhe krerët e grupeve parlamentare.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri.

NEGOCIATAT PËR PRESIDENT

Po ashtu kjo javë pra pritet të jetë finale për krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, pasi është caktuar që të thirret një seancë edhe për presidentin. Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës i propozon kuvendit kandidatin për kryeministër, i cili jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e qeverisë para kuvendit për votim.

Për shumicën parlamentare; Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani është personi që duhet të qëndrojë në postin e kreut të shtetit, megjithatë duhen votat për të miratuar zgjedhjen e tyre. Edhe pse në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë marrë 50,28% të votëbesimit sërish LVV-ja nuk mund ta zgjedhë e vetme.

Osmani dhe Kurti javën e kaluar kanë mbajtur takime konsultative me të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare, duke iu kërkuar atyre edhe votën për presidentin e ri. PDK-ja është shprehur qartë dhe e vendosur se nuk do ta votojë Osmanin për presidente duke e konsideruar si figurë “përçarëse”, ndërsa AAK-ja e Ramush Haradinajt ia kanë lënë detyrë kandidates për presidente dhe Kurtit që t’i gjejnë vetë votat e nevojshme.

Ndërsa ish-partia e Osmanit, Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk e ka një vendim të qartë. Megjithatë kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është shprehur publikisht se Kosova ka nevojë për një president mbi palët.  Deri më tani duket se dyshja Kurti-Osmani kanë siguruar vetëm votat e komuniteteve joserbe, sërish të pamjaftueshme. 

SI ZGJIDHET PRESIDENTI NË KOSOVË: 

Sipas Kushtetutës, që një person të zgjidhet president i Kosovës, në dy raundet e para të votimit duhet të sigurojë dy të tretat e ulësve në Kuvend, pra 80 kartona jeshilë nga 120 në total. Në raundin e tretë gjithçka lehtësohet, pasi president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

(I.A;k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti kosove albin kurti betimi i qeverise kurti kosove

Sondazh

Poll