Bota

AstraZeneca aprovohet në Poloni, bum i madh i të interesuarve për të marrë vaksinën pas aprovimit nga EMA

22 Mars 2021, 12:14 Nga DOSJA
AstraZeneca aprovohet në Poloni, bum i madh i të interesuarve për

POLONI- Polonia po sheh një rritje të njerëzve të cilët janë të gatshëm për tu vaksinuar me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Ky informacion vjen sipas raporteve se disa njerëz nuk kishin dëshire te merrnin vaksinën për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore.

Reuters raporton: “Një mëngjes mora një raport i cili tregon se ka gjithnë e më shumë njerëz të gatshëm të vaksionohen me vaksinën Astrazeneca”,- tha Morawiecki në një konferencë për shtyp.

“Kjo tregon se kemi marrë vendimin e duhur për të mos pezulluar vaksinimet me AstraZeneca, ka padyshim më shume njerëz të gatshëm të vaksinohen me këtë vaksinë”-shtoi ai.

Polonia po përballet me normat spirale të infeksionit mes një vale të tretë të pandemisë të drejtuar nga një variant shumë ngjitës i zbuluarve për herë të parë në Britani.

Ministri i shëndetësisë, Adam Niedzielski tha se numri i rasteve ditore do të vazhdojë të rritet për dy deri në tre javë. Sakaq, Polonia nuk e pezulloi përdorimin e vaksinës ndryshe nga disa vende evropiane duke argumentuar se përfitimet tejkalonin rreziqet e mundshme.

(r.b/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota astrazeneca ne poloni vaksinimi ne poloni astrazeneca ne poloni vaksinimi ne poloni

Sondazh

Poll