Bota

Konjufca flet pas emërimit si kryetar Parlamenti: Jam i lumtur që po e marr këtë detyrë nga Osmani

22 Mars 2021, 11:34 Nga DOSJA
Konjufca flet pas emërimit si kryetar Parlamenti: Jam i lumtur që po e

KOSOVË-Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka marrë detyrën e re nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

Sipas Gazeta Express, ai ka falënderuar Osmanin dhe është shprehur i lumtur që po e merr detyrën prej saj.

E falenderoj zonjën Vjosa Osmani… E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes”, tha Konjufca.

Po ashtu, ai ka thënë se Osmani është bërë shembull në politikë, në mënyrën sesi e ka përmbushur detyrën e presidentes.

Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë. Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së kryeisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese”, tha Konjufca.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 10:57

SHBA– Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Miami Beach në SHBA për shqetësimet që turmat e mëdha të cilat mblidhen për pushimet pranverore ...