Bota

Përkeqësohet situata në Greqi, rekrutohen 206 mjekë të sektorit privat pasi spitalet janë drejt kolapsit

22 Mars 2021, 12:15 Nga DOSJA
Përkeqësohet situata në Greqi, rekrutohen 206 mjekë të

GREQI– Ministria e Shëndetësisë së Greqisë ka miratuar rekrutimin e 206 mjekëve nga sektori privat, për një muaj me kontratë siguaracioni nga sektori publik.

‘Ministria e Shëndetësisë iu drejtua për javë me radhë një ftesë-apeli mjekëve privatë, për forcimin e Spitaleve të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, në valën e tretë kryesore të pandemisë COVID-19 Fatkeqësisht, shumë pak mjekë privatë erdhën. Ne i falënderojmë ata. Duke marrë parasysh kushtet e urgjencës dhe nevojën urgjente për kujdes të njerëzve tanë, Ministria e Shëndetësisë po urdhëron shërbime personale të mjekëve të specialiteteve të Mjekëve, Pulmonologëve dhe Mjekëve të Përgjithshëm në Atikë “ .- tha Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias.

Sipas Protothema, rekrutimi i 206 mjekëve patologë, pneumonologë dhe të përgjithshëm me vendbanim zonën e Atikës hyri sot në fuqi, për shkak të situatës emergjente dhe kërkesave urgjente për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Megjithë reagimet paraprake, shumica e mjekëve në krye të sindikatave dhe shoqatave mjekësore të Greqisë janë në konsensus me vendimin, me përmasat tragjike që po merr pandemia në vend, sidomos në kryeqytetin grek.

“Le të bëjmë të gjithë detyrën sot, pa e bërë të dytë”,- ka deklaruar kryetari i Organizatës Panhelenike të Mjekëve të Greqisë, Athanasios Eksadhaktilos.

Fletat e thirrjes për paraqitje në spitalin e caktuar kanë filluar të shpërndahen nga dita e sotme. Mjekët që nuk do paraqiten në postin e caktuar do të përballen me pasojat serioze që parashikon legjislatura greke, në raste të tilla.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni athanasios eksadhaktilos koronavirusi në greqi vassilis kikilias athanasios eksadhaktilos koronavirusi në greqi vassilis kikilias

Sondazh

Poll