Bota

Deputeti i PDK-së, Haliti: E votova Konjufcën, për pikë të qejfit

22 Mars 2021, 12:00 Nga DOSJA
Deputeti i PDK-së, Haliti: E votova Konjufcën, për pikë

KOSOVË-Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka treguar arsyen pse e ka votuar Glauk Konjufcën, për kryetar të Parlamentit. Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se e atë e ka votuar populli, kështu që nuk kishte pse të refuzohej. Po ashtu, ka përdoruar dhe një batutë, duke thënë se e ka votuar se ashtu kishte qejf.

“Për pikë t’qefit. Atë e ka votuar populli. S’kemi pse të bëjmë filma,”-ka thënë ai.

Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit i Parlamentit me 69 vota pro dhe 33 vota kundër.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti glaku konjufca betimi i qeverise kurti glaku konjufca

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 10:57

SHBA– Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Miami Beach në SHBA për shqetësimet që turmat e mëdha të cilat mblidhen për pushimet pranverore ...