Bota

Seanca e zgjedhjes së Qeverisë në Kosovë, zëdhënësi i LVV-së: Ende nuk është vendosur ora

22 Mars 2021, 11:51 Nga DOSJA
Seanca e zgjedhjes së Qeverisë në Kosovë,

KOSOVË– Seanca e zgjedhjes së Qeverisë së re në Kosovë, do të mbahet ditën e sotme, por ende nuk është përcaktuar ora.

Sipas Gazeta Express, kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka. Ai ka thënë se ende nuk është vendosur ora e saktë dhe se vendimi merret nga mbledhja e grupeve parlamentare.

“Është çështje e grupeve parlamentare që të mblidhen dhe ta caktojnë kohën për seancën për formimin e qeverisë së re. Ende nuk është caktuar koha,”-ka thënë ai.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora arlind manxhuka betimi i qeverise kurti arlind manxhuka betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 10:57

SHBA– Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Miami Beach në SHBA për shqetësimet që turmat e mëdha të cilat mblidhen për pushimet pranverore ...