Bota

Kurti: Pres ftesën e Konjufcës, si kryetar i Kuvendit për formimin e Qeverisë së re

22 Mars 2021, 11:42 Nga DOSJA
Kurti: Pres ftesën e Konjufcës, si kryetar i Kuvendit për

KOSOVË-Kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti ka dhënë një deklaratë për media, pasi Glauk Konjufca, u zgjodh kryetari i ri i Parlamentit.

Sipas Gazeta Express, Kurti ka thënë se pret ftesën e Konjufcës, për formimin e Qeverisë.

“Tash e kemi Glauk Konjufcën kryetar të Kuvendit, unë pres prej tij që të më sjellë ftesën për formimin e Qeerisë si mandatar i ardhshm dhe më pas do të ndjekim hapat kushtetues dhe ligjor,”-ka thënë Kurti.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti albin kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll

Bota 22 Mars 2021, 10:57

SHBA– Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në qytetin e Miami Beach në SHBA për shqetësimet që turmat e mëdha të cilat mblidhen për pushimet pranverore ...