Bota

Kryetari i PDK-së, Hoxhaj: Ne e respektojmë vullnetin e popullit, sot nuk ka as dhunë as gaz në Parlament

22 Mars 2021, 12:15 Nga DOSJA
Kryetari i PDK-së, Hoxhaj: Ne e respektojmë vullnetin e popullit, sot

KOSOVË-Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dhënë një deklaratë për shtyp pas përfundimit të seancës së Kuvendit.

Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se PDK-ja e respekton vullnetin e popullit dhe kjo demonstrohet dhe në seancën e sotme, ku nuk ka pasur as trazira as gaz as dhunë në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, ka thënë se PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për formimin e institucioneve.

“Sot kishim një seancë konstituive të Kuvendit të ri dhe PDK-ja është një parti e cila e respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe po e shihni që sot nuk ka gaz as dhunë në Kuvend të Kosovës, PDK-ja nuk i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk pranojmë nga askush që ta na shet “sapunin për djathë,”-ka thënë ai.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti betimi i qeverise kurti enver hoxhaj albin kurti betimi i qeverise kurti enver hoxhaj

Sondazh

Poll