Bota

Seanca e zgjedhjes së Qeverisë në Kosovë pritet të mbahet në orën 16:00

22 Mars 2021, 12:34 Nga DOSJA
Seanca e zgjedhjes së Qeverisë në Kosovë pritet të

KOSOVË-Ditën e sotme është mbajtur seanca konstituive, ku është zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria Kurti.

Sipas T7, burime nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë deklaruar se në orën 12:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku do të vendoset koha kur do të thirret seanca tjetër.

Gjithashtu, mësohet se po të njëjtat burime kanë thënë se votimet e Qeverisë do të mbahen në orën 16:00.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll