Bota

Seanca në Kuvendin e Qeverisë së Kosovës/ Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve

22 Mars 2021, 10:08 Nga DOSJA
Seanca në Kuvendin e Qeverisë së Kosovës/ Formohet komisioni

KOSOVË-Në seancën konstruktive, të mbajtur ditën e sotme, 114 deputetët e pranishëm në sallë e kanë miratuar formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Ndërkohë, pas miratimit kryesuesi i seancës, i cili është dhe deputeti më i vjetër, Avni Dehari, ka njoftuar për 20 minuta pushim.

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora

Sondazh

Poll