Bota

Albin Kurti lë Kuvendin dhe merr pjesë nënjë tryezë diskutimi për dialogun Kosovë-Serbi

22 Mars 2021, 09:56 Nga DOSJA
Albin Kurti lë Kuvendin dhe merr pjesë nënjë tryezë

KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po merr pjesë në një diskutim për dialogun, të organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, që flet për prespektivën e Qeverisë në ardhje për dialogun me Serbinë

Sipas Express, para se të shkojë në këtë diskutim, Kurti ishte për pak minuta në Kuvendin e Kosovës, aty ku tashmë ka filluar seanca konstituive.

Bashkë me Kurtin, në këtë diskutim po merr pjesë edhe publicisti Veton Surroi, i cili më parë ishte pjesë e negociatave në Rambuje dhe Vienë. Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se Kurti do të kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, pasi pas konstituimit, pasdite pritet të votohet Qeveria.

Kurti sot pasdite pritet të zgjidhet kryeministër i Kosovës. Por problemin me Serbinë, për të cilin Kosova njihet më së shumti në arenën ndërkombëtare, ai s’e sheh si prioritet për ta zgjidhur. Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se pret që shumë shpejt të takohet me Kurtin.

Sot të zgjedhurit e popullit nga 14 shkurti janë mbledhur në Kuvend për të votuat konstituimin e qeverisë së re. Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentari i ri dhe njëherazi presidenti në detyrë. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mungon në Kuvend, por bëri me dije se është besimplotë se qeveria e re do të votohet, duke shtuar se i ka gjetur edhe emrat e ministrave. Pas votimit të qeverisë së re, brenda pak ditësh, duhet vendosur dhe një emër për presidentin. I vetmi propozim deri më tani ka ardhur nga LVV, dhe bëhet fjalë për Vjosa Osmanin. Nëse për emrin e saj nuk ka konsensus, vendi rrezikon zgjedhje të parakohshme.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti veton surroi albin kurti veton surroi

Sondazh

Poll