Bota

Ekonomia e Turqisë në ulje, lira turke bie pas shkarkimit të guvernatorit të Bankës Qëndrore nga Erdogan

22 Mars 2021, 09:21 Nga DOSJA
Ekonomia e Turqisë në ulje, lira turke bie pas shkarkimit të

TURQI– Monedha turke ra për 14 për qind, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore në fundjavë.

Naci Agbal u cilësua si forca kryesore pas rritjes së lirës nga nivelet e ulëta historike. Erdogan e shkarkoi atë të shtunën, vetëm katër muaj pas emërimit.

Për vendimin nuk u dha asnjë arsye, por ai ndodhi vetëm një ditë pasi Banka Qendrore rriti ndjeshëm normën kryesore të interesit, për herë të tretë në pesë muaj, nga 17 në 19 për qind – në përpjekje për të kontrolluar inflacionin dyshifror.

Rritja e normës së interesit ishte mirëpritur nga tregjet, por ishte kundër pikëpamjes së Erdoganit, se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion. Në vend të Agbalit, Erdogan emëroi ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet.

Kjo rriti shqetësimet e investitorëve për ndërhyrjen e mundshme të politikës në çështjet monetare.

Dobësimi i lirës mund ta përkeqësojë inflacionin, pasi Turqia, për sektorin e saj industrial, varet nga importimi i energjisë dhe mallrave me çmim në dollarë.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ekonomia turke rexhep taip erdogan sahap kavcioglu ekonomia turke rexhep taip erdogan sahap kavcioglu

Sondazh

Poll