Bota

Seanca konstruktive në Kosovë, deputetët nuk respektojnë masat anti-Covid

22 Mars 2021, 10:00 Nga DOSJA
Seanca konstruktive në Kosovë, deputetët nuk respektojnë

KOSOVË-Ka nisur seanca konstruktive e legjislaturës së tetë. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, edhe pse drejtuesi i seancës Avni Dehari, ka përmendur se duhet të respektohen masat anti-Covid, deputetet nuk e kanë respektuar.

Deputet janë me maska, por nuk po respektojnë distancën sociale, pasi në mes tyre nuk janë vendosur karrige për mbajtjen e distancës.

Në legjislaturën e kaluar, deputetët kanë kërkuar ndryshim të Rregullores së Kuvendit në mënyrë që seancat të mbaheshin në distancë, për të shmangur infektimet me Covid-19. Por, kjo nuk po respektohet ditën e sotme.

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll