Bota

Ramush Haradinaj arrin në Kuvend, konfirmon se nuk do të japë dorëheqje nga pozita e deputetit

22 Mars 2021, 08:59 Nga DOSJA
Ramush Haradinaj arrin në Kuvend, konfirmon se nuk do të japë

KOSOVË-Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës, ku pak minuta më vonë pritet të mbahet seanca konstituive.

Sipas Gazeta Express, ai ka konfirmuar se do të jetë deputet në këtë legjislaturë dhe se nuk do të japë dorëheqje si herën e kaluar.

Po ashtu ai ka thënë se shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së do të jetë Besnik Tahiri. Ndërsa, në lidhje me propozimin nëse do të votojnë që Glauk Konjufcës të jetë kryetar i Parlamentit ai ka thënë se do të mblidhet grupi i tyre parlamentar dhe do të vendosin.

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministra.

(k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti ramush haradinaj betimi i qeverise kurti ramush haradinaj

Sondazh

Poll