Bota

Pas Besnik Tahirit dhe Besian Mustafës japin dorëheqjen edhe 4 ministra tjerë, Agim Veliu, Anton Quni, Vlora Dumoshi dhe Drit

22 Mars 2021, 09:34 Nga DOSJA
Pas Besnik Tahirit dhe Besian Mustafës japin dorëheqjen edhe 4

KOSOVË– Pas dorëheqjes së Besnik Tahirit dhe Besian Mustafës nga pozitat e tyre në qeverinë në detyrë në ditën kur pritet të votohet qeveria e re në krye me Albin Kurtin, edhe 4 zyrtarë të tjerë janë dorëhequr.

Pas kërkesës së tyre, nga detyra është liruar edhe zëvendëskryeministri tjetër Driton Selmanaj, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Agim Veliu, ministri në detyrë i Mbrojtjes Anton Quni, dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi.

Sipas Express, informacioni është bërë i ditur nga Antigona Baxhaku, këshilltare për media e kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti.

Ata kanë kërkuar të lirohen nga detyra pasi që duan të vazhdojnë si deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora agim veliu albin kurti anton quni betimi i qeverise kurti driton selmanaj agim veliu albin kurti anton quni betimi i qeverise kurti driton selmanaj

Sondazh

Poll