Bota

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, salla mbushet me deputet, zgjidhen përfaqësuesit e kryesisë së Komisionit

22 Mars 2021, 09:36 Nga DOSJA
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, salla mbushet me

KOSOVË-Nis seanca konstituive e Kuvendit, salla mbushet me deputet. Deputeti më i vjetër që vjen nga radhët e LVV-së, Avni Dehari nis seancën.

“Deri në zgjedhjen e kryetareve të kuvendit nuk do të zhvillohet debat ne Kuvend.  Ftojë përfaqësuesin e LVV-së, të propozoj kryesuesin e Komisionit. Adnan Rusteni  është zgjedhur ngaLidhja Vetëvendosje. Ganimete Musliu, përfaqësuese nga Partia demokratike. Lidhja demokratike e Kosovës, ka zgjedhur: Besian Mustafa.  Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, ka zgjedhur Time Kardia,”-ka thënë ai.

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll