Bota

FOTO/ Mbushet salla e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LVV-së ulen përballë foltores

22 Mars 2021, 09:32 Nga DOSJA
FOTO/ Mbushet salla e Kuvendit të Kosovës, deputetët e

KOSOVË-Salla kryesore e Kuvendit të Kosovës, ku do të mbahet seanca për betimin e qeverisë së re është mbushur me deputetët e zgjedhur.

Në fotot e publikuara nga Gazeta Express, shihen që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës së Vjosa Osmanit janë vendosur para foltores së Kuvendit.

Pamjet: 

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri.

(k.a/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti betimi i qeverise kurti

Sondazh

Poll