Bota

FOTO/ Ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe figura të tjera politike hyjnë në Kuvendin e Kosovës

22 Mars 2021, 09:11 Nga DOSJA
FOTO/ Ambasadori amerikan, Philip Kosnett dhe figura të tjera politike

KOSOVË-Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës. Në fotot e publikuara në Gazeta Express, ai shihet duke hyrë në Kuvend.

Pamjet:

Po ashtu në Kuvend kanë arritur dhe kryetari i lidhjen demokratike të Kosovës, Lumir Adbixhiku dhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani, kryetari i AAK-së, Ramush Haradianaj si dhe deputetë të tjerë të partive politike.

Ditën e sotme do të mbahet seanca për krijimin e qeverisë, duke shënuar mbledhjen e parë të legjislaturës së tetë. Sipas agjendës, fillimisht do të duhet të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, më pas do të bëhen betimet. Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të Kuvendit, nga 61 vota që duhet për të krijuar qeverinë. Publikisht lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se qeverinë do ta formojë me partitë e komuniteteve joserbe, duke përjashtuar kështu partitë shqiptare dhe Listën Serbe. Por siç ia garanton edhe Kushtetuta, Partia që përfaqëson komunitetin serb ka të garantuara dy ministri.

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora betimi i qeverise kurti philip kosnett betimi i qeverise kurti philip kosnett

Sondazh

Poll