Bota

Pas katastrofës së zjarrit, Australia zhytet nën ujë, stuhia më e madhe në 100 vitet e fundit

22 Mars 2021, 09:26 Nga DOSJA
Pas katastrofës së zjarrit, Australia zhytet nën ujë, stuhia

AUSTRALI– Më shume se 18,000 njerëz janë  evakuuar në Sidnej dhe Uellsin e Ri Jugor në Australi, pasi kontinenti është duke u përballur me përmbytje të mëdha, të cilat vlerësohen se ndodhin një herë në 100 vjet.

Më shumë se 1500 persona kanë telefonuar për ndihmë, ndërsa me qindra shkolla janë mbyllur. 

The Guardian shkruan se lumenjtë Haëkesbury, Nepean dhe Colo, të cilët janë kanë rritur ndjeshëm prurjet, janë kthyer në një kërcënim tejet serioz për zonat në perëndim të Sidnejt. Diga Warragamba, burimi kryesor i ujit i qytetit Sidnej, u tejmbush për herë të parë në shumë vite. Dhjetëra persona janë shpëtuar nga vërshimet e ujit në Uellsin e Ri Jugor, ndërsa rrugët kryesore mbesin të mbyllura në këtë zonë.

Përmbytjet vijnë më pak se 18 muaj pasi Australia u përfshi nga një krizë zjarri, e cila pa qytete të rrafshuara dhe dhjetëra të vrarë. Shumë nga vendet që e kanë parë veten të përmbytur nga një rënie rekord ende po shëroheshin nga ajo katastrofë.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota permbytje ne australi permbytje ne australi

Sondazh

Poll