Sport

Shqipëria krenohet me Kukësin në renditjen e UEFA-s, Skënderbeu në rënie të lirë

20 Mars 2021, 13:03 Nga DOSJA
Shqipëria krenohet me Kukësin në renditjen e UEFA-s,

EUROPË-Qeveria europiane e futbollit ka publikuar një klasifikim të veçantë sa I përket ekipeve që kanë më shumë pikë në renditjen e Europës për klube. Shqipëria krenohet me Kukësin, vendi i 194-të për verilindorët që parakalojnë Partizanin në vendin e 263.

Në vendin e 285 Laçi, pasi bëri historinë me pjesëmarrjen në Europa League, Skënderbeu mban vendin e 289-të. Vetëm në vendin e 338 Tirana që ka 2.75 pikë njëlloj si Teuta.

Kujtojmë që bardheblutë vetëm këtë vit arritën të marrin shumë pikë, sepse kishin shumë vite që nuk merrnin pjesë në Europë. Edhe këtë sezon shpresohet që Tirana të kualifikohet dhe të kalojë ture në Kupat e Europës.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kukesi partizani uefa kukesi partizani uefa

Sondazh

Poll