Sport

Këto janë… pelenat tuaja! Kështu protestojnë tifozët e Rapid të Bukureshtit

20 Mars 2021, 10:24 Nga DOSJA

RUMANI – Rapid Bucharest, një klub aktualisht në Liga II të Rumanisë, ka humbur dy ndeshje të rëndësishme (kundër Unirea Slobozia dhe Csikszereda) në garën për t’u ngjitur në krye të klasifikimit. Ekipi i drejtuar nga Mihai Iosif, tani është i njëmbëdhjeti në renditje dhe paraqitjet e fundit kanë shkaktuar pakënaqësi në mes tifozëve.

Për t’i qortuar ata për shfaqjet e tyre, tifozët kanë shkuar në qendrën stërvitore dhe postuan dy banderola dhe një seri fotografish, të secilit prej lojtarëve me pelena, për t’i ftuar ata të mos “bënin m**” në dy ndeshjet e fundit. Në të cilat Seria A do të luhet.

“Amarantët” kanë grumbulluar 27 pikë pas 17 ndeshjeve dhe janë 5 pikë prapa skuadrës kryesuese të Politehnica Timişoara. Rapid Bucharest ka fituar 3 tituj kombëtar në historinë e futbollit rumun dhe tani po kërkon të kthehet përsëri në nivelin e lartë, pasi falimentoi më 2016 dhe rifilloi nga divizioni i pestë rumun.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport futbolli rumun politehnica timişoara rapid bukuresht futbolli rumun politehnica timişoara rapid bukuresht

Sondazh

Poll