Sport

Nuk bashkohet dot me përfaqësuesen e Holandës, sulmuesi i bën kërkesë qeverisë franceze: A mund t’i…

20 Mars 2021, 12:22 Nga DOSJA
Nuk bashkohet dot me përfaqësuesen e Holandës, sulmuesi i

FRANCË-Kapiteni i Lyon, Memphis Depay, ka një kërkesë zyrtare për qeverinë franceze. të bashkohet me Holandën për të luajtur eliminatoret e Katar 2022. Sipas mediave franceze, sulmuesi ka përdorur rrjetin e tij social Twitter, duke shpjeguar se lojtarët e përfaqësueses franceze u lejuan të lëviznin.

“Qeveria franceze, a mund të bashkohem me ekipin kombëtar të hënën? Do të ishte e drejtë, duke qenë se keni bërë një përjashtim për përfaqësuesen e Frances … “. Gjithashtu, në fund të postimit ka etiketuar kryeministrin Emanuele Macron si dhe faqes së UEFA-s.

 

French government can I please join the national team @OnsOranje on Monday. That would be fair since y’all make an exception for the France national team that travels outside of Europe to play games as well!!! @EmmanuelMacron @UEFAcom_fr @OL

— Memphis Depay (@Memphis) March 19, 2021

Gjelat do të udhëtojnë  në Kazakistan për ndeshjen e dytë të kualifikueseve, ashtu si Hollanda që do luajë në Turqi. Dy vende jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, për të cilat, sipas vendimeve të qeverisë transalpine, ka kufizime. Ata që kthehen nga vendet jo-anëtare të BE-së duhet të bëjnë karantinë. Diçka që nuk do të zbatohet për Francën, Këtu është pabarazia e trajtimit theksuar nga Depay, i cili e gjen veten përballë një udhëkryqi të rëndësishëm: largimi me ekipin kombëtar dhe të rrezikojë disa ndeshje me Lyon, ose duke i thënë jo përfaqësueses së tij.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport depay lyon macron depay lyon macron

Sondazh

Poll