Sport

Largohet braziliani nga Kukësi: “Ka nënën në gjendje të rëndë shëndetësore”

20 Mars 2021, 05:58 Nga DOSJA

TIRANE – Ende pa përfunduar sezoni, skuadra e Kukësit njofton, se është ndarë me sulmuesin brazilian Matheus Leiria Dos Santos, i cili ishte bashkuar në verë me skuadrën verilindore, me kërkesë të vetë futbollistit.

“Futboll Klub Kukësi njofton se futbollisti brazilian Matheus Leiria Dos Santos nuk është më pjesë e skuadrës sonë! Mesfushori i ardhur në merkaton e verës, ka kërkuar nga klubi dokumentacionin për t’u larguar në drejtim të Brazilit duke qenë se nëna e tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.

I detyruar për të qenë pranë familjes në këtë moment të vështirë, futbollisti ka kërkuar nga klubi të largohet. Nga ana tjetër, klubi e ka mirëkuptuar futbollistin dhe e ka lejuar që të largohet nga ekipi për të qenë pranë familjes.

Futboll Klub Kukësi i uron nënës së tij shërim sa më të shpejtë dhe futbollistit i uron suksese në karrierë! Faleminderit Leiria”, njofton klubi i Kukësit përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Sulmuesi 26-vjeçar brazilian është aktivizuar në 23 ndeshje në kampionat dhe shënoi dy gola, duke mos lënë gjurmë te skuadra e Kukësit.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport braziliani leiria kukesi skuadra verilindore braziliani leiria kukesi skuadra verilindore

Sondazh

Poll