Sport

Brazili mban frymën! Shëndeti i ish-fituesit të Kupës së Botës përkeqësohet nga COVID-19, shtrohet urgjentisht në spita

19 Mars 2021, 21:01 Nga DOSJA
Brazili mban frymën! Shëndeti i ish-fituesit të Kupës

BRAZIL-Claudio Ibraim Vaz Leal, i njohur ndryshe si Branco, 56 vjeç ish-mbrojtës i majtë i Brescias e Genoas dhe kampion bote me Brazilin në SHBA ’94, është shtruar në spital në kujdesin intensiv, ku është intubuar, në një spital në jug të Rio, Copa Star.

Federata e Futbollit, për të cilën Branco punon si koordinator i ekipeve kombëtare të të rinjve, ka njoftuar se ish-mbrojtësi  është  shtruar në spital për shkak  se COVID-19 ka prekur mushkëritë dhe gjendja e tij është përkeqësuar. Branco do të mbahet mend edhe për historinë e treguar, kur Maradona e helmoi në Botërorin e 1990-tës në ndeshjen çerekfinale.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport branco brazil branco brazil

Sondazh

Poll