Sport

E mundi në finalen e sezonit të kaluar, presidenti i PSG, Al-Khelaifi: Me Bayern Munich kemi hesape për të larë

19 Mars 2021, 21:40 Nga DOSJA
E mundi në finalen e sezonit të kaluar, presidenti i PSG, Al-Khelaifi:

FRANCË– Finalja e edicionit të kaluar të Champions League Bayern Munich-Paris Saint Germain këtë sezon do të diskutohet në çerekfinalet e kompeticionit me ndeshje vajtje-ardhje, pasi shorti i hedhur mesditën e kësaj të premteje në Nyon të Zvicrës i vuri përballë njëra-tjetrës këto dy superfuqi të futbollit europian.Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi pret me padurim të sfidojë Bayern Munich në çerekfinalet e Champions League pas shortit të hedhur në Nyon.

“Dy klubet njihen shumë mirë dhe ka një respekt të madh reciprok mes nesh. Sezonin e kaluar kemi shkuar shumë afër objektivit në finalen e Champions League dhe presim me padurim të zhvillojmë një tjetër ndeshje emocionuese që do të jetë si një larje hesapesh me Bayern-in”, ka thënë Al-Khelaifi për faqen zyrtare të klubit.

“Kam shumë besim te skuadra jonë. Do të jetë e vendosur të japë më të mirën e saj në atë që do të jetë një nga ndeshje më të mëdha të Champions League”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munich nasser al-khelaifi psg bayern munich nasser al-khelaifi psg

Sondazh

Poll