Sport

I përfundon kontrata këtë sezon, sulmuesi i Partizanit mes Azerbajxhanit dhe Hungarisë

20 Mars 2021, 12:31 Nga DOSJA
I përfundon kontrata këtë sezon, sulmuesi i Partizanit mes

TIRANË– Sulmuesi i Partizanit, Eraldo Çinari kërkohet në Azerbajxhan. Korrikun e kaluar Partizani dhe Eraldo Çinari merrnin një goditje të fortë. Klubi ndëshkohej me pezullim të merkatos për një vit, 80 mijë euro gjobë, sulmuesi 4 muaj pezullim.

FIFA i ndëshkonte duke e konsideruar të parregullt transferimin e shkodranit në vitin 2018 te të kuqtë nga Vllaznia në një mish-mash lëvizjesh që përfshinin kalimin e tij te Alaves dhe më pas huazimin te Istria.Pavarësisht pezullimit të gjatë, ndeshjet e fundit sulmuesi ka qenë ndër më të rëndësishmit në formacionin e Ilir Dajës.

Megjithatë, kontrata e tij skadon në verë dhe ekipet e tjera kanë mundësinë ta afrojnë me parametra zero, nëse 24-vjeçari nuk rinovon gjatë këtyre javëve. Përveç tri skuadrave azere, mes tyre është edhe gjiganti i Qarabag.Megjithatë, interesim për Çinarin ka dhe nga Hungaria ndonëse emri i klubit nuk bëhet i ditur.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport cinari partizani cinari partizani

Sondazh

Poll