Sport

Mourinho “i heshturi një”: Tottenham përgatitet për lamtumirën

20 Mars 2021, 11:11 Nga DOSJA
Mourinho “i heshturi një”: Tottenham përgatitet për

ANGLI – Kualifikimet e ekipeve angleze në Champions League (City dhe Liverpool) dhe Europa League (Arsenal dhe United) sigurisht që nuk kanë ndihmuar. Eliminimi i Tottenham me një rezultat të pastër 0-3, pas fitores 2-0 të arritur në Londër kundër Dinamo Zagrebit ka shkaktuar edhe më shumë bujë.

José Mourinho, njeriu i thirrur nga “Spurs” për t’i konsoliduar një pozitë prestigji në Premier League dhe në Europë, ka përfunduar duke e detyruar portugezin të dorëzohet: “Lojtarët nuk më dëgjuan mua”. Për mediat britanike Mourinho u bë “i heshturi një” (Daily Express), “Jose është memec” (Mirror Sport). Të gjithë bien dakord për të ardhmen: trajneri portugez rrezikon shumë të shkarkohet nga pankina e Tottenham.

Sigurisht që shkarkimi nuk është aq i thjeshtë për Tottenham, veçanërisht në këtë kohë pandemike, ku të ardhurat janë më pak se të zakonshmet. Mourinho ende ka një kontratë dy-vjeçare, kështu që çdo pagesë për prishjen e kontratës do të ishte e konsiderueshme, madje edhe më shumë, duke marrë parasysh humbjen e fitimeve për shkak të eliminimit nga Europa League.

Një precedent ështe me Pochettino pas shkarkimit, ku argjentinasi u pagua çdo muaj deri në angazhimin e tij me një klub të ri. Ndërkohë, për tabloidet britanike, tashmë ka dy profile para presidentit Daniel Levy: Julian Nagelsmann i Leipzig dhe Brendan Rodgers aktualisht në Leicester, si kandidatë të mundshëm për vendin e José Mourinho.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “spurs” champions league daily express europa league josë mourinho mirror sport tottenham “spurs” champions league daily express europa league josë mourinho mirror sport tottenham

Sondazh

Poll