Sport

Covid, Kombëtaret dhe karantina: çfarë kaosi në Europë…

20 Mars 2021, 06:51 Nga DOSJA
Covid, Kombëtaret dhe karantina: çfarë kaosi në

GJERMANI – Rreziku i një qarku të shkurtër në futboll, ishte një hipotezë e ngritur që kur topi u kthye për t’u rrokullisur. Ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 dhe Kupën e Afrikës, kanë krijuar pështjellim në të gjithë Europën, pasi një pjesë e lojtarëve që nuk mund t’i përgjigjen thirrjes për shkak të kufizimeve të udhëtimeve. Duke përjashtuar amerikano-latinët, për të cilët CONMEBOL ka pezulluar ndeshjet kualifikuese, nga Franca në Poloni, por jo vetëm, tensioni po rritet.

Lojtarët janë të bllokuar nga karantina, e megjithatë, në shumë raste, ata ende thirren nga kombëtaret e tyre. Thjesht shikoni rastet e lojtarëve të Interit: Barella, Bastoni dhe Sensi të thirrur nga Mancini, si dhe Lukaku nga Belgjika.

Ka nisur të përflitet se edhe Bayern Munchen nuk ka ndërmend të lirojë Robert Lewandowski dhe David Alaba për ndeshjet e Polonisë në Angli dhe Austri në Skoci, në fund të marsit, për shkak të problemit të karantinës, sipas rregullave në fuqi në Gjermani. Çështja është më e komplikuar në Francë, ku shumë lojtarë të thirrur për Kupën e Afrikës po bllokohen.

Dyzet ekipet e Ligue 1 dhe 2 kanë votuan unanimisht për të ndaluar lojtarët e tyre që të largohen nga BE, për shkak të periudhës së karantinës që do t’u duhej të kalonin pas kthimit në Francë, për shkak të frikës me infeksionet nga Covid-19 .

Për shkak të pandemisë, FIFA ka zbutur rregullat e saj për thirrjen e lojtarëve në ekipet kombëtare, duke i lejuar klubet t’i mbajnë lojtarët e tyre, nëse karantina është e detyrueshme pas kthimit.

Polonia është në telashe, pasi ata rrezikojnë të humbasin tre sulmuesit e tyre të pare me një goditje. Në fakt, përveç Lewandowski, edhe Krzysztof Piatek dhe Arkadiusz Milik, mund të mos jenë në gjendje t’i përgjigjen thirrjes për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Hungarisë, Andorrës dhe Anglisë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit Polak, Maciej Sawicki, siguron që do të bëhen të gjitha përpjekjet për t’i siguruar të gjithë janë në dispozicion të trajnerit Paulo Sousa, pavarësisht rregullave në fuqi në Gjermani dhe Francë, të cilat mund të shtyjnë Hertha Berlin dhe Marseille, që të mos i lejojnë lojtarët e tyre të vihen në dispozicion të kombëtareve.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barella bastoni dhe sensi të thirrur nga mancini bayern munchen covid david alaba karantina robert lewandowski si dhe lukaku nga belgjika. barella bastoni dhe sensi të thirrur nga mancini bayern munchen covid david alaba karantina robert lewandowski si dhe lukaku nga belgjika.

Sondazh

Poll