Politike

Sherri fizik mes Luçiano Boçit dhe Gjergj Lucës, Berisha i del në mbrotje kandidatit të PD: Mbrojtje dinjitoze dhe burrëro

19 Mars 2021, 11:37 Nga DOSJA
Sherri fizik mes Luçiano Boçit dhe Gjergj Lucës, Berisha i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të kandidatit të PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçit. Berisha ka ndarë videon nga momenti kur Boçi konfrontohet fizikisht me Gjergj Lucën. Ai shkruan se Boçi bëri një mbrojtje dinjitoze dhe burrërore ndaj agresorit.

“Video qe deshmon se si i versulet dhe sulmon narkobanditi i Edvinit Luca si qen i terbuar ish deputetin Luçiano Boçi! Duke shprehur solidaritetin tim me te plote kandidatit per deputet Boçi per mbrojtjen dinjitoze dhe burrerore ndaj agresorit, eshte rasti ti themi ketij mercenari se pas 25 prillit padroni yt ja mbath per Beograd, kurse ti do ndeshkohesh per vepren e rende penale te krimit te rende elektoral! Sb”,

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në Elbasan. Këto pamje janë edhe në Policisë së Shtetit, që ka shoqëruar tre dëshmitarë të sherrit.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike gjergj luca luciano boci sali berisha sherri luca-boci gjergj luca luciano boci sali berisha sherri luca-boci

Sondazh

Poll