Politike

E sulmuan se premtoi ujë 24 orë, Rama: Më thonë flet akoma për ujin, po si t’ja bëj që të mos flas më?

19 Mars 2021, 09:58 Nga DOSJA
E sulmuan se premtoi ujë 24 orë, Rama: Më thonë flet akoma

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në aktivitetin e radhës politik preku sulmet që ka marrë online në lidhje me premtimet që tha ditën e djeshme për ujë 24 orë. Rama tha se nuk ka si të mos flasë më për ujin pasi tha se dhe në Gjermani apo Greqi ka pasur probleme të tilla.


DEKLARATA:

Janë shifra janë fakte, janë jetë njerëzish, nuk janë gjëra që i kam parë në ëndërr. Kujtohuni se nga jemi nisur, për të kuptuar se ku duam të arrijmë, mënyra se si duhet të arrijmë lidhet me durimin. Se më thonë flet akoma për ujin, po si t’ja bëj që të mos flas më për ujin. Pse unë, ne e lamë Shqipërinë në atë dergje për ujin e për energjinë, për shërbimet. Me kë krahasoni? Nuk ka pasur Gjermania, Greqia, në asnjë vend nga ku shkruani dhe krahasoni situatë vjedhje, grabitje të ujit dhe energjisë e me radhë, deri para 7 vjetësh. I kanë bërë dekada dhe dekada më parë. Kush ka shkuar në Francë, Gjermani i kanë gjetur gati atë që për shkekuj po punohet.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll