Politike

‘Nuk do shihni më policë rrugëve’, Rama: Çdo gjë do jetë online, efektivi do vijë vetëm për aksident apo krime

19 Mars 2021, 10:08 Nga DOSJA
‘Nuk do shihni më policë rrugëve’, Rama: Çdo

TIRANË– Edi Rama bëri të ditur se së shpejti do të marrin fund radhët e gjata dhe për të paguar gjobat që merren për drejtuesit e mjeteve. Gjatë aktivitetit politik, ‘Rruga drejt 25 prillit’, Rama tha se së shpejti nuk do të shikojmë asnjë polic në rrugë, vetëm në rastet kur ka ndodhur ndonjë aksident apo krim.


DEKLARATA:

Për të ardhur te gjobat, ato Blloku bllok, blloku bllok, ankesat , radhat, po merr fund. Do të ketë një sistem. Gjithcka është online dhe jo vetëm për punonëjsit e policisë por për cdo qytetar me timon. Të kapën në rrugën Durrës Rrogozhinë, je nga Vlora apo Tropoja duhej të shkoje atje në qytet ku je, por tani eshtë cdo gjë online. Në sistem të monitorimit të trafikut, nuk do të shikoni më polic në rrugë, vetëm kur të vijë për ndihmë, për shkak të një aksidenti apo krimi, por nuk do jetë më për të pritur apo përcjellë. Cdo gjë do të jetë online, ende nuk ka përfunduar. Për të parë nëse ekziston leja, direkt me një klik, megjithatë vazhdon, nuk jemi të kënaqur nëse shërbimet merreshin pas 4 javësh. Sot merren brenda ditësh. Xhixhat, te ai spahillari i famshëm, sot bëhet brenda ditës. Atëherë i merrje dhe me lekë, 200 lekë me kafe. Do ktheni prapë Spahiun, Spahinjtë që kanë qënë një cetë e vecantë që turreshin për të kapur majat dhe për të pushutar kalatë. Ka nisur ardhja punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po e marrin të huaj. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll