Politike

‘E ndesh shpesh pakënaqësinë tuaj’/ Rama: Ju ndjek me vëmendje sa herë që jam në makinë, lexoj komentet tuaja, merit

19 Mars 2021, 09:17 Nga DOSJA
‘E ndesh shpesh pakënaqësinë tuaj’/ Rama: Ju ndjek me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se është i vetëdijshëm që njerëzit kanë pakënaqësi, kanë mungesë besimi dhe padurim. Rama tha se i dëgjon dhe i ndjek të gjitha komentet që njerëzit bëjnë mirëpo gjërat janë në drejtimin e duhur e se gjërat janë duke ndryshuar.


DEKLARATA:

Ju dëgjoj mirë, ju dëgjoj papushim, ju ndjek me vëmendje sa herë që jam në makinë kryesisht por dhe në një moment kur kam kohë të lirë, komentet tuaja, reagimet në faqet e mia sociale. E ndesh shpesh pakënaqësinë tuaj, padurimin tuaj, ndjenjën e mungesës së një optimizmi për atë që vjen por nga ana tjetër kam përshtypjen e plotë, bindëse se kur me shumë të drejtë, ju kërkoni më shumë, ju doni më shumë. Meritoni më shumë, harroni se nga jemi nisur, harroni se sa shumë është bërë në cdo drejtim e sa shumë gjëra janë ndryshuar. Nuk ishte 70 vite më parë, as 27 vite më parë, deri 7 vite më parë kur të gjithë ju, për të marrë një copë letër cfarëdoqoftë, që nga një certifikate, te një dokument, duhet të rrinte në radhë. Apo e keni harruar? Kujtohuni, se në sa shumë radha iu është dashur të qëndroni, pavarësisht moshës. Që nga nxënësit e gjimnazit, sa shumë radha keni bërë për cdo copë letër, dhe sa herë, shpesh në ato radha të bëra iu është dashur të ballafaqoheni me fytyrën fyese, poshtëruese të shtetit kur iu është thënë, ik hajde nesër, ik, ik, kthehu ktheu ktheu. Dhe në sa shumë raste iu është dashur të paguani, që ajo copë letër t’ju vijë në dorë. Ju kujtohet, mirëpo dritat vinin sipas humoreve të perëndisë, apo natyrës, apo sipas këputje shpëutje të një kompanie makth. Duhet të rrinit në radhë, në rrugë, në shi në diell për të paguar. A ju kujtohet se në sa shumë raste, sidomos ata që kanë pasur shpesh nevojën për të marrë dokumente, duhej të kërkonin një mik, emër të njohur për t’iu ardhur në dorë ajo copë letër. Këto ishin soortelet tuaja, ishte shteti ynë para 7 vitesh. Kjo ishte e gjithë cka ndodhi pas sporteleve të zymtë, ku një dorë zgjatej e tërhiqej.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll