Politike

‘Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj’/ Rama konfirmon marrjen e afrikanëve dhe aziatikëve: Shqiptarët rrinë në kafe

19 Mars 2021, 11:29 Nga DOSJA
‘Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj’/ Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama përmendi sërish marrjen e punëtorëve të huaj në Shqipëri. Gjatë aktivitetit politik, ‘Rruga drejt 25 prillit’, Rama tha se tashmë ka nisur ardhja e punëtorëve nga jashtë, lëvizje kjo që kryhet dhe nga shtetet e tjera të botës e jo vetëm nga Shqipëria.


Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po e marrin të huaj. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri”, tha sot Rama.

Mirëpo, të njëjtën deklaratë, kryeministri ka thënë dhe muaj më parë teksa ishte për inspektim në Durrës.

Ne do të marrim dhe punëtorë nga jashtë, nga kontinente të tjera nëse do të jetë nevoja, se këta rrinë poshtë te kafja, pinë kafe me lekët e babës që i bie bretku.’- tha atëherë kryeministri.

Qeveria ka miratuar projektligjin, që mundëson marrjen e vizës në 30 ditë nga 60 që është tani. Argumenti për lehtësimet është se në Shqipëri mungon fuqia punëtore për të përballuar rindërtimin pas tërmetit të nëntorit. Ata që përfitojnë më shumë nga ky ligj, janë shtetasit e vendeve aziatike, afrikane dhe vendeve të Amerikës së Jugut, procedura për të cilët do të lehtësohet ndjeshëm.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll