Politike

Basha pritet me flamuj, puthje e përqafime në Gjirokastër! Simpatizantët e PD: Rrugë të mbarë o gjigant, o yll bote, o kr

19 Mars 2021, 10:37 Nga DOSJA
Basha pritet me flamuj, puthje e përqafime në Gjirokastër!

TEPELENË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në Gjirokastër. Basha u prit me ovacione, dhe me thirrje të shumta nga qytetarët të cilët i kanë prerë rrugën për ta përshëndetur. ‘O yll bote’, ‘o kryeministër’, ‘rrugë të mbarë o gjigand’ janë thirrjet që dëgjohen të thuhen nga mbështetësit e Partisë Demokratike.

Gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjirokastrës, Basha ka vizituar disa biznese në pazarin e Gjirokastrës, ku ka dëgjuar problemet e tyre për shkak të pandemisë dhe krizës ekonomike. Ata u shprehën se turizmi në Gjirokastër është vetëm në verë, ndërsa gjatë dimrit e mbajnë hapur vetëm për mbijetesë.

Duke vënë në dukje krizën e biznesit në të gjithë Shqipërinë, Basha tha se artizani është një nga profesionet që i përket traditës shqiptare dhe që duhet ruajtur. Për këtë ai tha se qeveria e dal nga vota e 25 prillit, do të mbështes me subvencione këtë profesion, por edhe do të investoj në qytetin e Gjirokastrës për të tërhequr turistët në çdo sezon.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne tepelene basha ne tepelene

Sondazh

Poll