Politike

FRD letër Veliajt, Celibashit dhe ambasadave: Bashkia po shkel ligjin, ndërhyrja me forcë cënon të drejtat kushtetuese dhe

19 Mars 2021, 10:03 Nga DOSJA
FRD letër Veliajt, Celibashit dhe ambasadave: Bashkia po shkel ligjin,

TIRANË- Fryma e Re Demokratike i ka adresuar sot një letër zyrtare kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi dhe ambasada kryesore në vend duke kërkuar rishikim të vendimit për zbrazjen e zyrave nga ana e FRD. Në letër, FRD deklaron se bashkia po vepron në kundërshtim me ligjin, të cilin duke e cituar në komunikim thotë se partia ka dalë në 3 zgjedhjet e fundit në mbi 1% në shkallë vendi, dhe në bazë të këtij ligji, i takon të marrë zyra.

“Ndërhyrja me forcë do sillte cënimin e të drejtave kushtetuese dhe ligjore “, thuhet në letrën e FRD.

Një javë më parë, një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti. 

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erion veliaj perplasja te frd sali shehu erion veliaj perplasja te frd sali shehu

Sondazh

Poll