Politike

‘Thumbat’ për LSI-në, Rama: Me ndihmën tuaj hoqëm nga prehri atë gjënë, që është në fytin e Lulit

19 Mars 2021, 09:43 Nga DOSJA
‘Thumbat’ për LSI-në, Rama: Me ndihmën tuaj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi të gjitha shërbimet që janë përmirësuar gjatë mandatit të dytë, preku dhe çështjen e dëshmisë së penalitetit. Rama tha se më para kjo ishte ndryshe, duke përmendur dhe LSI-në të cilën zgjodhi ti drejtohet me fjalën ‘gjë’. Rama tha se LSI-ja tashmë është në fytin e Lulzim Bashës.


DEKLARATA:

E kam dhe unë këtë shqetësim, që si i bëhet që edhe në derën e cdo njërit që ka një biznes të hyjë revolucioni digjital dhe të mos hyjnë me inspektorë, që vijnë për kontroll për shtetin dhe insistojnë për rryshfetin. Fiskalizimi, të gjitha marëdhëniet e biznes shtet, biznes-biznes, të gjitha online. Një qëndër, një tru elektronik si kjo hapësirë këtu, ku procesohen të gjitha transaksionet që bëhen në cdo sekond në kohë reale dhe nuk është më drejtori X, shefi Y dhe banda e tij e vockël që vendos se ku të shkojë, godasë dhe harbojë, por është truri i tij që jep sinjale. A është një rënie që lidhet me mbylljen e dyqanit, se ka një arsye shëndetësore apo është një hile. Le ti marrim me radhë ndryshimet që kanë ndodhur. U nis me certifikatën e famshme, vazhdojmë me certifikatën e akteve që printohet nga shpia. Po për dëshminë e penalitetit, sa herë iu është dashur që për një dosje, për një dokument tjetër që kur keni shkuar duhet të paraqiteshit në postë, duhet të prisnit 14 ditë, se mund të zgjaste dhe 14 muaj ose nëse do donit ta afronit, duhet të shkonit prapë, duhet të tundnit xhixhat apo jo. Sot, dëshmia merret pa lëvizur fare nga shtëpia dhe nëse je jashtë shtetit me pushime, pa asnjë kosto. Ishte para se me ndihmën tuaj të hiqnim nga prehri atë gjënë, atë gjënë, se gjë është, që sot është në fytin e Lulit, që quhet LSI.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll