Politike

‘Ju kemi kursyer 300 vjet’/ Rama ‘lavdëron’ shërbimet e qeverisë: E kemi bërë ne llogarinë, e bazuar në aritmetik

19 Mars 2021, 09:32 Nga DOSJA
‘Ju kemi kursyer 300 vjet’/ Rama ‘lavdëron’

TIRANË– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se i kanë kursyer qytetarëve 300 vite kohë nga radhët e gjata në sportele. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij, tha se janë kryer shërbime që nuk kanë pasur nevojë për kontakte.


DEKLARATA:

Sikur covidi të kishte zbritur në jetën tonë 7 vite më parë si do merreshin lejet pa dalë dhe pa u dyndur në sportele në kohë karantine. Si do merreshin leje për punë, si do bëhej mësimi online. Kush do e marri përpara për ta cuar përpara, ata që sot e gjith ditën nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga PSE-ja e madhe që populli i nxorri nga zyrat. Ata që dalin si krushq me bëma që nuk kanë të bëjnë me këtë epokë, me të njëjtin program, ku ndryshon vetëm kursi i këmbimit. Janë bërë shërbime pa kontakt me askënd. Sa kohë është kursyer, e kemi bërë ne llogarinë mos u lodhni ju, është llogari e bazuar në arimetikën 7 her 7 bëjnë 49 jo 42, kemi kursyer 300 vjet, në radha që i kemi kursyer përmes revolucionit digjital. Pa llogaritur paratë, ato mbi dorë dhe ata mbi dorë që janë kursyer nga mbiveprimet transparente në kohë dhe në dobinë e atyrë që i kanë marrë.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll