Politike

‘Binjakëzimi’ me universitetet e huaja, Rama: ‘Tekniku’ i Stambollit do të jetë i pari që do të vijë

18 Mars 2021, 15:46 Nga DOSJA
‘Binjakëzimi’ me universitetet e huaja, Rama:

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka përmendur sërish projektin për “binjakëzimin” e universiteteve shqiptare me ato europiane. Në fjalën e tij, teksa prezantonte ekipin e kandidatëve për deputetë në Shkodër, Rama tha se në mandatin e tretë do të akordonte një fond prej 10 mln eurosh për këtë projekt.


Një pjesë e programit është që universitetet tona të njësohem me ato publike europiane, apo mike. Të kthehen në pjesë të tyre. Ose të kenë brenda vetes programe të tyre, që një vajzë nga Shkodër të mos ketë nevojë të ikë në Itali por ta bëjë këtu. Do të vendosim financim 10 mln euro dhe do të ndërtojmë një sistem të tërë që do merret vetëm me këtë punë që të sjellim këtu Universitete të huaja. T’u mundësojmë kushtet për të ushtruar veprimtari këtu. Univeristeti Teknik i Stambollit do të jetë i pari që do të vijë. Do të jetë më vete,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR- Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi për çdo gjë, pengoi investimet në qytet! Në 25 prill, votoni pa ‘tifozllëk’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder edi rama edi rama ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 14:31

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni Gjergj Luca.Boçi ë...