Politike

Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi për çdo gjë, pengoi investimet në qytet! Në 25 prill, vot

18 Mars 2021, 15:06 Nga DOSJA
Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët për deputet në qarkun e Shkodrës. Në një aktivitet politik, Rama ia “dedikoi” pjesën më të madhe të kohës sulmeve ndaj kryebashkiakes demokrate, Voltana Ademi.

Gjatë fjalës së tij, numri një i qeverisë e ka cilësuar si një person të paaftë që ka bllokuar çdo investim të dedikuar për qytetin për arsye politike. Rama tha se Bashkia kishte vendosur një mur bllokues bashkëpunimi me qeverinë, duke shtuar se mungesa e punëve të bëra në qytet nuk ishin faji i tij, por i Ademit.

Ndërkohë më pas u ndal edhe tek kundërshtarët e tjerë politikë, të cilëve u ndau edhe postet që do të merrnin nëse fitonin në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë kërkoi nga qytetarët që të zgjidhnin përfaqësuesit më të mirë për të bërë punë dhe të mos u drejtoheshin kutive të votimit me “tifozllëk partiak”. Në Shkodër, Kryeministri Rama ka bërë një pasqyrë të atyre projekteve që janë bërë deri me tani në të gjithë qarkun, por që për drejtuesin politik të zonës, Ilir Beqja nuk ishin mjaftueshëm.

Në fjalën e tij, ky i fundit shtoi se socialistët kishin ende punë për të bërë, pasi të rinjtë ende kërkojnë të largohen nga vendi. Po ashtu një fjalë të shkurtër mbajti edhe deputeti Paulin Stërkaj, i cili shprehu edhe njëherë ‘devotshmërinë’ për t’ju shërbyer qytetarëve, duke ndjekur shembullin e Ramës në sulmet ndaj kryebashkiakes Ademi.

Po ashtu, gjatë takimit të sotëm, nuk munguan as batutat dhe historitë e vjetra, ku kryesocialisti kërkoi babanë e tij dhe kohën kur Sterkaj ishte mundës me emër. “Turi” i sotëm me prezantimin e kandidatëve për deputetë ka nisur në qytetin e Vlorës, për t’u pasur më tej me Durrësit, Lezhës dhe Fierit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder edi rama edi rama ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 14:31

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni Gjergj Luca.Boçi ë...