Politike

Ilir Beqja e pranon: Nuk kemi bërë mjaftueshëm, ka akoma të rinj që duan të ikin…

18 Mars 2021, 15:35 Nga DOSJA
Ilir Beqja e pranon: Nuk kemi bërë mjaftueshëm, ka akoma të

SHKODËR– Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Ilir Beqja ka pranuar se gjatë 8 viteve në qeverisje ka ende punë. Në fjalën e tij, gjatë një aktiviteti politik, ai tha se ka ende të rinj që duan të largohen nga vendi, duke mos u kursyer edhe në pika të tjera “të dobëta”.


Kemi hapur rrugën për pronësinë e tokës, për t’i dhënë mundësi që të lirojnë të ardhmen e tyre. Kemi bërë shumë për bujqësinë dhe blektorinë. S’jam i kënaqur me zhvillimin e bujqësisë dhe blektorisë në Shkodër, besoj se me lehtësirat zhvillimi edhe këtu do të jetë më i madh. Shkodra ka një specifikë, industria e manifakturës. Eksperienca 25-vjeçare e manifakturës, jam i kënaqur që i mbijetuan pandemisë. Nëse në fillim kam pasur me hezitim me e-albania, tani më kërkojnë më shumë sepse janë të mrekulluar me inspektorë dhe shërbime të ndryshme. Shkodra është qytet universitar, këto 8 muaj është shkëputur nga jeta e zhvillimit të qytetit. Duhet bërë më shumë. Brenda të gjithë ansamblit kemi dioka të veçantë që është Puka. Kush shkon sot mahnitet, dhe aty përveç meritave të kryebashkiakut, merita të veçanta ka edhe Alda. Sigurisht që besoj se prezenca e Benetit në skuadrën tonë është e veçantë. Nëse tregon përgjigje reale nëse është investuar në Shkodër, Beneti e bën të mundur. Mu kujtua edhe lidhja e Pukës me Gjegjanin në Rrugën e Kombit. Kam 12 vjet në Shkodër, menaxhimi i kaskadës si kësaj herë nuk ka ndodhur asnjëherë. Kemi dhe një mik Frrok Gjinin, nuk vjen nga e majta klasike, megjithatë ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës tonë. Ne kemi 3 të rinj, Alda, Lela dhe Kabiri, nuk kemi pasur ndonjëherë skuadër të tillë. Jam i vetëdijshëm që nuk kemi bërë mjaftueshëm për të rinjtë. Ka akoma që duan të ikin nga Shkodra apo nga Shqipëria. Unë edhe njëherë jam shumë i kënaqur që kemi këtë skuadër. Do kemi rezultat pozitiv që të vazhdojmë me planin tonë të veprimit,”-tha Beqja.

LAJMI KRYESOR- Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi për çdo gjë, pengoi investimet në qytet! Në 25 prill, votoni pa ‘tifozllëk’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne shkoder ilir beqja edi rama ne shkoder ilir beqja

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 14:31

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni Gjergj Luca.Boçi ë...