Politike

Sherri me Gjergj Lucën, flet Luçiano Boçi: U afrua duke më ofenduar, ka pasur përplasje fizike! Më kërcënoi me jetë

18 Mars 2021, 14:02 Nga DOSJA
Sherri me Gjergj Lucën, flet Luçiano Boçi: U afrua duke

TIRANË-Kandidati për deputeti i PD në Elbasan, Luçiano Boçi ka sqaruar konfliktin fizik që pati ditën e sotme me biznesmenin Gjergj Luca. Sipas Boçit, ishte biznesmeni ai i cili iu afrua duke e ofenduar, e më pas situata agravoi deri në përplasje fizike.

Boçi shtoi se Luca e ka kërcënuar për jetën, ndaj ka bërë dhe denoncim drejt organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat që duhen.

Isha në një takim elektoral në Labinot, Ku z.Luca ka disa biznese. Kisha një takim me demokratët dhe ai është afruar duke më ofenduar dhe më pas ka pasur një përplasje fizike. Gjate përplasjes me ka kërcenuar me jetë. Menjëherë pas incidentit i jam drejtuar organeve ligjzbatuese për të kryer procedurat”, ka thënë Boçi për ‘abcnews’.

Sherri mes Boçit dhe Lucës u raportua pak minuta më parë në media. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjergj luca luciano boci sherri luca-boci gjergj luca luciano boci sherri luca-boci

Sondazh

Poll