Politike

Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, Rama: Është perlë, version arnaut! Propozova të rrethohet me pemët e Kuranit

18 Mars 2021, 15:42 Nga DOSJA
Restaurimi i Xhamisë së Plumbit, Rama: Është perlë,

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin për rikonstruksionin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër. Gjatë një aktiviteti politik në qytet, Rama tha se rreth objektit kishte propozuar që të krijonin edhe një park, ku të mbilleshin të gjitha pemët që përmend në librin e shenjtë të Kuranit. 


Sot mësova që në Theth, Bashkia e Shkodrës i vetmi kontribut që ka është prania e taksidarëve për ata që kanë transformuar shtëpitë në bujtina. Është gjobitur edhe kjo këtu. Një pallat i vjetër. Kur kam ardhur për herë të parë dhe kam parë këtë kryevepër në hyrje jam goditur nga pamja e tmerrshme që ishte këtu. Kur kanë bërë gjithë këtë investim për të kthyer këtë pallat të Enver Hoxhës, kanë mbi kokë një gjobë, ndërtim pa leje a ku di unë se çfarë. Ndërkohë ne kemi hapur një rrugë të re duke financuar transformimin e shtëpive në bujtina dhe pika turistike do ta bëjmë fuqishëm. Një tjetër element që lidhet me turizmin është ndërhyrja e mëtejshme në të gjitha pikat që mund të transformohen në arsye. Vizitova Xhaminë e Plumbit, që për herë të parë dhe të fundit e pashë me një grup miqsh të Akademisë së Arteve, dhe kur ato ditë ndodhi dhe ajo ngjarja e mobilizimit të katolikëve dhe myslimanëve. Kemi projektin dhe financimin e kthimit të Xhamisë së Plumbit në pikë referimi jo vetëm për komunitetin por për shumëkënd tjetër. Pata një bisedë për Myftiun, dhe fola sesi gjithë ai pellg mund të kthehet në pikë referimi. Është vepër e një personaliteti të madh, ndërtoi xhami arnaute. është një perlë, por problemi më i madh ka qenë uji dhe abandonimi. Do të ndërhyjmë për restaurimin dhe propozova që rreth e rrotull të jetë parku i pemëve të Kuranit,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR- Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi për çdo gjë, pengoi investimet në qytet! Në 25 prill, votoni pa ‘tifozllëk’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder edi rama edi rama ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 14:31

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni Gjergj Luca.Boçi ë...