Politike

Rama nga Shkodra kritika Voltana Ademit: Na bllokoi për çdo gjë, u hasëm me një mur qorr dhe shurdh duke penguar investimet

18 Mars 2021, 15:17 Nga DOSJA
Rama nga Shkodra kritika Voltana Ademit: Na bllokoi për çdo

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar sot kandidatët për deputete të Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të bashkisë së Shkodrës, dhe kryebashiakes Voltana Ademi. Gjatë fjalës së tij, Rama e ka cilësuar, Ademin si një person të paaftë dhe bllokues për çdo investim që ka dashur të bëjë qeveria.

Rama shprehet se ndryshe nga qendrat e tjera urbane që njohën zhvillimin, në Shkodër kjo mungoi pasi sipas tij bashkia ishte kryer në një mur bllokues, shurdh dhe qorr që nuk lejonte që investimet të ecnin në këtë zonë,  duke iu referuar Voltana Ademit.


“Këtu jemi përplasur me murin qorr dhe shurdh të qeverisë vendore të Shkodrës. Kemi reflektuar seriozisht mbi nevojën dhe ambicien të shkodranëve dhe u kemi paraqitur një zgjedhje që është më e  mira që kanë pasur ndonjëherë me figura të reja që vijnë nga ky komunitete dhe me figura me eksperiencë që kanë dhënë kontribute të çmuara në komunitetet e tyre qoftë në Malësinë e Madhe, në Pukë apo në bashkinë e Vaut të Dejës. Sot të gjithë ata që prej shumë vitesh ishin nën thundrën e një pushteti vendosur të korruptuar dhe krejtësisht pa lidhje me aspiratat e tyre, po e shohin vetë atë që po ndryshon hap pas hapi. Asgjë nuk është perfekt, por rruga e ndryshimit është hapur edhe aty. Jam i keqardhur sepse ka një të vërtetë të pamohueshme në shprehjen  pakënaqësinë së njerëzve nga bashkia Shkodrës në raport me mua dhe qeverisë sot si pasojë e një kontrasti që bëhet gjithnjë e më e thellë mes Shkodrës dhe Vlorës apo Korçës dhe shumë qendrave të tjera urbane. Jam i keqardhur që s’kemi bërë më shumë, por jo se nuk kemi dashur. Kemi dashur dhe kjo numërohet lehtësisht në  punët qe kemi bërë përtej murit dhe bllokimit që ka bërë bashkia e Shkodrës dhe personit absurd që e drejton atë.”- tha Rama. 

LAJMI KRYESOR- Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi për çdo gjë, pengoi investimet në qytet! Në 25 prill, votoni pa ‘tifozllëk’

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama voltana ademi edi rama voltana ademi

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 14:31

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni Gjergj Luca.Boçi ë...