Politike

Agresioni ndaj Luçiano Boçit në Elbasan, Gazment Bardhi: Dëshmi e dëshpërimit të Ramës për humbjen e sigurtë

18 Mars 2021, 14:56 Nga DOSJA
Agresioni ndaj Luçiano Boçit në Elbasan, Gazment Bardhi:

ELBASAN– Drejtuesi politik i Partisë Demorkatike, në qarkun Elbasan, Gazment Bardhi ka reaguar, në lidhje me sherrin që ndodhi ditën e sotme, mes kandidatit për deputet Luçiano Boçi dhe biznesmenit, Gjergj Luca.

Bardhi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se agrasioni i Lucës ndaj Luçianos, është dëshmi e dëshpërtimit të thellë që ka Edi Rama nga humbja e sigurtë që e pret me 25 prill. Ndër të tjera ai ka thënë se Gjergj Luca, është një oligark i Edi Ramës, që ka privatizuar e ka marrë çdo pasuri që ka dashur në Elbasan. 

POSTIMI I PLOTË: 

Agresioni i ortakut të qeverisë, Gjergj Luca, ndaj kandidatit të PD në Elbasan, Luciano Boci, është një dëshmi e dëshpërtimit të thellë që ka Edi Rama nga humbja e sigurtë që e pret me 25 prill, dhe një vërtetim i sistemit korruptiv që ai ka ngritur në këto 8 vite. Gjergj Luca, është një oligark i Edi Ramës, që ka privatizuar e ka marrë çdo pasuri që ka dashur në Elbasan, me një të rënë të lapsit. Gjergj Luca është përfitues dhe plaçkitës, dhe ai do të bëjë gjithçka, sëbashku me mercenarin e tij politik, Taulant Balla, që të ruajë privilegjet. Por kjo fushatë, këto zgjedhje, janë për qytetarët, për interesat dhe jetën e tyre. Nuk janë për një grusht njerëzish me të cilët Edi Rama ka ndarë asetet dhe buxhetin në këto 8 vite. Biznesmeni i Edi Ramës, e beri sot edhe më të qartë zgjedhjen që duhet të bëjnë qytetarët me 25 prill. Do të votojnë në Elbasan që të shtojë edhe më shumë pasurinë Gjergj Luca, të rrisë luksin Taulant Balla, apo do të votojnë të kenë rend e siguri, të kenë rritje të pagave e pensioneve, të kenë vende të reja pune, të kenë dyfishim të ndihmës ekonomike, subvencione në bujqësi, e mbështetje për të rinjtë e familjen.

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca janë përfshirë ditën e sotme në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazment bardhi gjergj luca luciano boci sherri luca-boci gazment bardhi gjergj luca luciano boci sherri luca-boci

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 14:31

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni Gjergj Luca.Boçi ë...