Politike

Zgjedhjet e 25 prillit! KQZ hedh shortin, ZBULOHET renditja e partive në fletën e votimit. PS me numër 12, PD në vendin e 9,

18 Mars 2021, 15:46 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin duke vendosur për renditjen e subjeketeve zgjedhore në fletën e votimit, në të cilën shqiptarët më 25 prill do të zgjedhin kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme.  E para në listë, në bazë të shortit, do të vendoset Partia SocialDemokrate e deputetit Tom Doshi; ndërsa Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Ndryshimi do të mbajnë numrin e 9! Numrin e PD-së, por së prapthi e mban Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila renditet e 6-ta. Ndërsa maxhoranca aktuale do të renditet e 12-a. Shorti është hedhur sot për të renditur në mënyrë rastësore 12 partitë politike që janë regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë që 5 kandidatët e pavarur, do të renditen pas tyre të ndarë në qarqet ku edhe do të garojnë për ‘një karrige’ në Kuvend.

RENDITJA SIPAS SHORTIT: 

1. Partia Socialdemokrate

2. Partia Balli Kombëtar

3. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim

4. Partia Bindja Demokratike

5. Koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni-Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK)

6. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

7. Partia Nisma Thurje

7. Partia Lëvizja e Re

9. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD)

10. Partia Aleanca Demokracia e Re

11. Partia Lëvizja për Ndryshim

12. Partia Socialiste për Integrim

13. Kandidat i pavarur

Jo më larg se dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listat shumë-emërore të subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

(A.k:k.m/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz hedh shortin lsi pd ps kqz hedh shortin lsi pd ps

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 14:31

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni Gjergj Luca.Boçi ë...