Politike

18 Mars 2021, 14:31 Nga DOSJA

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni Gjergj Luca.

Boçi është shfaqur me shenja dhune në qafë, ka thënë se Luca, i cili sipas tij ishte i shoqruar me tre persona të tjerë e ka kërcënuar me jetë.

Ai ka thënë më tej, se Lucës i duket veteja trim, pais sipas tij ka mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama. Më tej ka thënë se përpalsja e ditës së sotme ishte agresion me motive politike, sakaq ka shtuar se ka bërë denoncimin për Lucën.

“Një agresion, sulm i Lucës. Nuk është as Zoti, nuk mund t’i them as me termin oligark, se këto janë plehrat e Ramës që ai i ndërsen kundër përfaqësuesve politik. Ky është një agresion me motive politike. Dilja nga një takim për të biseduar me disa përfaqësues për problemet e zonës. Në dalje ky zotëri, vjen dhe agreson me fjalë dhe më pas më afrohet dhe tenton goditjen, pastaj e agravon situatën deri në kërcënime për jetën. Përgjigjen këta njerëz do ta marrin çdo ditë dhe përgjigjen e madhe do ta marrin në datën 25 prill me votën masive kundër këtij regjimi dhe kundër kësaj kaste skllavo-pronarësh, që ushtrojnë terror te njerëzit, skllavërojnë punëtorët me gjoja bizneset e tyre dhe guxojnë godasin. Unë isha i vetëm, ishte i shoqëruar me 2 a 3 badigardë. Bënte edhe filma sikur ishte i armatosur. Është bandit dhe mbrohet nga një kryebandit. Koha e banditëve ka marrë fund. Në 25 prill i zbresim nga froni i banditëve. Ka bërë hapat e para ligjorë për denonciminËshtë në moralin, në përgjegjësinë e Prokurorisë të vazhdojë hapat e tjerë. Luca ka histori të përplasur me njerëzit në Labinot, nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. I duket vetja trim, i mbështetur nga kryeministri. Këto trima, pas 25 prillit do të jenë frikacakët që do tu luten njerëzve për mëshirë”- tha ai. 

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca janë përfshirë ditën e sotme në një konflikt fizik. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Labinotit, ku Luca ushtron aktivitetin e tij, ndërsa Boçi ka shkuar për takim me banorët.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjergj luca luciano boci sherri luca-boci gjergj luca luciano boci sherri luca-boci

Sondazh

Poll