Politike

Fushatat elektorale e PD-së/ Rama apel nga Shkodra: Tregohuni më të përgjegjshëm. Vutë në rrezik shëndetin e njerëzve m

18 Mars 2021, 15:16 Nga DOSJA
Fushatat elektorale e PD-së/ Rama apel nga Shkodra: Tregohuni më

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët për deputetë në qarkun e Shkodrës, por është ndalur gjatë tek kundërshtarët. Në fjalën e tij, Rama përmendi edhe vizitën e kryedemokratit Lulzim Basha në qytet pak ditë më parë, duke theksuar se nuk ishin respektuar masat anti-COVID, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.


“Ata të opozitës vunë në rrezik shëndetin e ndjekësve të tyre më fanatik, që nuk e kuptoj pse duhet të rrezikojnë të ngrijnë gishtat apo flamurët. Ne jemi këtu për të respektuar deri në fund detyrimin ndaj njerëzve dhe t’i japi atyre mundësinë të na njohin si skuadra, të dinë se çfarë ne kemi ndërmend të bëjmë, por kjo është më pak e rëndësishëm se sfida e sfidave me armikun. Ne jemi të detyruar të ulim kokën kur shohim se humbasim jetë njerëzish, por nuk mund të jemi me virusin, as me vetëdije dhe as pa vetëdije për të bërë luftë politike, fushatë elektorale. Kjo është e neveritshme. Gjasat që kjo të ndryshojë janë thuajse zero, sepse papërgjegjshmëria është mënyrë funksioni dhe e atyre kacatorrëve që ka pranë vetes. Nuk besoj që budallallëku të jetë në atë nivel që mos ketë reflektim. Përsëris apelin që bëjeni betejën, bëjeni fushatën, bëjini të gjitha se për të humbur se për të humbur keni. Sigurisht do të keni një humbje më dinjitoze se ajo e mëparshmja se do arrini të merrni mbrapsht një pjesë të atyre skllevërve siç i quante Luli, të LSI-së, që do të vijnë të rikthehen në shtëpi, por më fund të ditës mos harroni se kush e ka sot një mundësi të shfaqet në publik, në radhë të parë ka detyrimin të tregojë përgjegjshmëri në raport me rregullat që kemi vënë dhe jo më kush kërkon përgjegjësi për të drejtuar Shqipërinë.”, pohoi Rama.

LAJMI KRYESOR- Skuadra e PS, Rama nga Shkodra, “kapet” me Ademin: Na bllokoi për çdo gjë, pengoi investimet në qytet! Në 25 prill, votoni pa ‘tifozllëk’

(A.k,dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne shkoder edi rama edi rama ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2021, 14:31

ELBASAN– Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur pas sherrit fizik që ka pasur me biznesmeni Gjergj Luca.Boçi ë...