Politike

Rindërtimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, batuta e Ramës: Shtysa reale është gjysma ime myslimane që kam në shtëpi

18 Mars 2021, 13:24 Nga DOSJA
Rindërtimi i Xhamisë së Plumbit në Shkodër, batuta e

SHKODËR– Kryeministri, Edi Rama inspektoi ditën e sotme Xhaminë e Plumbit e cila është pjesë e marrëveshjeve mes qeverisë dhe Turqisë dhe është në proces rindërtimi.

Rama zbuloi se kush ishte shtysa e vërtetë. Ai tha se ishte bashkëshortja e tij, Linda Rama, gjysma myslimane që ka në shtëpi.


‘’Kjo ishte një kërkesë prej kohësh që unë e kisha bërë për rindërtimin e thellë të disa xhamive, që janë monumente kulture të jashtëzakonshme. Kjo është një nga ato. Më në fund do realizohet. Problematika ka qenë e lidhur me gjithë terrenin. Është gjetur zgjidhje. Besoj do dalë shumë bukur.Duhet të bëni një zgjidhje edhe për pjesën e oborrit brenda, hapësirës, duhet gjetur një.Kështu është jeta, erdhi një katolik ja u rregulloi. Në fakt, këtu kam shkel për herë të parë, atëhere kur kemi ardhur për këtë meshën që bëri Dom Simoni tek varrezat. Ishte ai momenti që u angazhuan myslimanë dhe katolikët për të hapur edhe këtë, ishte fantastike fare. Në fakt, që ta dish, shtysa reale është gjysma ime myslimane që kam në shtëpi.Ajo që është vlera më e madhe e shtuar në këto ndërhyrje, dhe disa për fat të keq nuk duan të kuptojnë, komuniteti është përfituesi kryesor. Është historia pranë gjeneratave të tjera. Ta kenë parasysh që thesarin e trashëgimisë. Përtej besimit të drejtpërdrejtë, feja është kulturë dhe histori.’’- tha Rama.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll