Politike

“Në lule të ballit”, Berisha: Rama të ketë kujdes, nuk i thuhen këto fjalë një gruaje në sy të burrit

18 Mars 2021, 13:09 Nga DOSJA
“Në lule të ballit”, Berisha: Rama të ketë

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kreut të qeverisë Edi Rama të ndalë ofendimet ndaj grave dhe vajzave të televizor pasi ka të tjerë që nuk i tolerojnë këto deklarata të tij publike. Në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi në ABC ai iu referua një rasti konkret.

“Fushatat janë festivale politike elektorale. Edi Rama nisi fushatën me një listë të cilën mund të quhet në kuptimin e plotë të fjalës, lista “Rraja”. Klani “Rraja” është klani mbi të cilën rëndojnë akuiza për krime më shumë se në Çdo klan tjetër. Ai duhet të ketë pasaportë diplomatike për të mbuluar padrinon e tij me pasaportë diplomatike. Edi Rama fytyrën e vërtetë të lidhjes me krimin e faktoi në Elbasan ku nxori bandën e tij. Edi Rama e filloi fushatën me shprehjet më poshtëruese dhe fyese të grave shqiptare.

Të shkosh në fshat dhe t’i thuash një gruaje në prani të burrit, se kaun po e sjell për lopën dhe jo për ty nuk ka fyerje më të madhe. I them Edi Ramës se ka të tjerë që edhe sot i përmbahen ligjit “Dy gisht nder në lule të ballit”. Nuk i merret nderi një familje në televizor siç bëri ai. Ai e ka kuptuar që gratë dhe vajzat nuk e votojnë. Është i tmerruar nga humbja e elektoratit të grave dhe vajzave. E panë që ky në skenat publike që janë thënë për të janë të vërteta”, u shpreh Berisha.

Marrë nga Abcnews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll