Sport

Armando Sadiku bëhet shqiptari i parë që luan në Copa Libertadores, sulmuesi hyri në lojë në…

17 Mars 2021, 12:26 Nga DOSJA
Armando Sadiku bëhet shqiptari i parë që luan në Copa

BOLIVI-Armando Sadiku bëhet futbollisti i parë shqiptar që luan në Copa Libertadores. Kompeticioni më i rëndësishëm në Amerikën e Jugut për klube. Ekipi i sulmuesit shqiptar Bolivar ka fituar me shifrat 5-0 kundër skuadrës nga Uruguaji Uanderers Montevideo duke u kualifikuar më tej, ndërsa kishin humbur me shifrat 1-0 në ndeshjen e parë. Një moment historik ky teksa në “Libertadores” ka debutuar për herë të parë një lojtar nga Shqipëria.

Në ndeshjen e parë, Sadiku nuk ishte i gatshëm për shkak të një infeksioni në stomak, megjithatë tashmë gjithçka është lënë pas. 29-vjecari do të hynte në lojë në minutën e 70-të, por dukshëm lojtari ishte larg formës më të mirë dhe ato 20 minuta, lojtari shmangte duelet fizike me kundërshtarët. Sulmuesi në minutën e 76-të goditi shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje.

 

HISTÓRICO!
Primer Albanés ?? en jugar la Libertadores, Armando Sadiku ?? ya también había jugado por Champions y Europa League.pic.twitter.com/EZ1sa3pchL

— Multi Hincha Mundial ?? (@multihincha) March 17, 2021

Skuadra e Bolivar tashmë është në fazën finale të këtij kompeticioni dhe do të presë ciftin fitues mes skuadrës nga Venezuela Caracas dhe Junior të Kolumbisë me ndeshjen e parë që ka përfunduar 1-2 për skuadrën kolumbiane.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport copa libertadores sadiku copa libertadores sadiku

Sondazh

Poll